fbpx

Teoria konspirative: Teknologjia 5G po ndihmon në transmetimin e koronavirusit

Shkencëtarët thonë se ideja e një lidhjeje të mundshme midis Covid-19 dhe 5G është biologjikisht e pamundur.

Shumë nga ata që shpërndajnë këto postime po nxisin një teori konspirative duke pretenduar se 5G, e cila përdoret në rrjetet e telefonisë celulare dhe mbështetet në sinjalet e bartura nga valët e radios  është disi përgjegjëse për koronavirusin.

Këto teori duket se kanë dalë së pari përmes postimeve në Facebook në fund të janarit, të njëjtën kohë kur  u regjistruan rastet e para në SH.B.A.

Dikush pretendon se 5G mund të ndikojë në sistemin imunitar, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj kapjes së virusit.

Një tjetër sugjeron që virusi disi mund të transmetohet përmes përdorimit të teknologjisë 5G. Të dyja këto nocione janë të pavërteta, thotë Dr. Simon Clarke, profesor i asociuar në mikrobiologjinë celulare.