Tepelenë/ Iu gjet armë dhe kanabis, lihet në burg infermieri i fshatit

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burgun, infermierin e fshatit Buz në Tepelenë, Dine Kika, të cilit tri ditë më parë iu gjetën armë në shtëpi si edhe kanabis në makinë.

Avokati i 40 vjeçarit mësohet se ka thënë se klienti i tij “ka qenë tërësisht i painformuar për armët që i janë gjetur, si dhe për kanabisin”.

‘Armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më. Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjetin që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës së të arrestuarit” tha avokati.

Gjithsesi argumentet e avokatit janë rrëzuar nga gjyqtarja Blerta Cibuku, që ka pranuar kërkesën e prokurorit Julijan Cafka duke e lënë në burg pa afat infermierin e fshatit.