fbpx

Terapia e gjeneve në embrione shmang rrezikun për çrregullime në tru

10013386-6721833-image-a-1_1550602791550.jpg

Terapia e gjeneve në embrione mund të parandalojë një çrregullim të trurit që shkakton sulme epileptike, humbje të kujtesës, aftësi të kufizuara në të mësuar, në të folur dhe paaftësi për të ndier dhimbje.

Sindromi Angelman mund të vërehet tek foshnjat e palindura në tremujorin e parë, por prindërit nuk mund të bëjnë asgjë për të parandaluar ose trajtuar atë.

Tek fëmijët e prekur nga ky sindrom një prej gjeneve të tyre nënë heshtin një gjen të rëndësishëm atëror, duke shkaktuar simptoma të pafavorshme dhe të përjetshme.

Tani, pas më shumë se një dekade kërkimi, shkencëtarët në Universitetin e Karolinës së Veriut besojnë se kanë gjetur një kurë.

Duke përdorur teknologjinë e reduktimit të gjeneve CRISPR, ata me sukses aktivizuan gjenin e shuar në embrionet e minjve, të cilat më pas u lindën pa gjurmë të çrregullimit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303