Tërheqja e bashkisë nga Teatri, Budina: Frikë nga SPAK, privatit iu rritën kostot

Një ditë më parë bashkia e Tiranës dhe qeveria u tërhoqën nga vendimi për të ndërtuar Teatrin e Ri Kombëtar nga privati. Kjo për regjisorin Robert Budina ndodhi për disa arsye. Sipas tij privatit iu rritën kostot, ndërsa u tërhoqën edhe për faktin që SPAK mos ti shkonte deri në fund kësaj afere korruotive.

Robert Budina: Kjo është e qartë që nuk ka lidhje që shteti do të bëjë me shpejt sesa privati, ideja është që iu rritën kostot privatit, prandaj u tërhoq. Një nga arsyet ishte që gjoja do të bëhej me shpejt. Nëse doni këndvështrimin tim, kjo është një mënyrë për tu shmangur, për tu tërhequr. Një nga arsyet e forta është sepse ne kërkuam në SPAK se çfarë negociatash kanë bërë në lidhje me transparencën. Që SPAK-u të mos i shkonte deri në fund është një arsye që këta të tërhiqeshin nga gjithë kjo aferë megakorruiptive. Kështu që të gjithë bashkë, protesta, dokumentet juridik, sensibilizimi i shumë faktorëve politik të brendshëm dhe të jashtëm çuan në këtë vendim. Kjo që lexojmë ëshrë vetëm pasoja, shkaku janë këto që them unë. Nëse merremi me detaje teknike nuk e gjejmë dot se cfarë ndodh realisht prapa, prapa është presioni i madh që po bëhet që nuk do e fitojnë kurrë teatrin.