Tërheqja e trupave të huaja nga Afganistani, talebanët: SHBA ka shkelur marrëveshjen 

talebane1-770x423-1.jpg

Militantët talebanë kanë thënë të shtunën se forcat ndërkombëtare kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, për tërheqje të forcave të huaja nga Afganistani deri më 1 maj, dhe se kjo gjë “hap rrugën” për hakmarrje nga grupi.

Tërheqja zyrtare e trupave amerikane dhe atyre të NATO-s ka nisur të shtunën, dhe i gjithë procesi do të përfundojë më 11 shtator, ndonëse pajisjet ushtarake kanë nisur të largohen nga ky vend disa javë më parë.

Pas prezencës së forcave ndërkombëtare për gati 20 vjet, ato janë duke lënë Afganistanin me një të ardhme të paqartë, ndërkohë që rriten sulmet e kryengritësve talebanë. Talebanët kanë thënë të shtunën se tërheqja e trupave po ndodh shumë vonë, shkruan Rel.

“Pajtueshmëria e arritur më 1 maj ka kaluar”, kanë thënë talibanët përmes një deklarate në gjuhën angleze.“Kjo shkelje e parimeve ka hapur rrugën për talibanët që të marrin secilin kundërveprim që e konsiderojnë të nevojshëm kundër forcave pushtuese”, është thënë mes tjerash aty.Ky grup ka thënë se luftëtarët e tij nuk do të presin për marrje të vendimit nga udhëheqësia e lartë “kur është fjala për sovranitet, vlera dhe interesat më të larta të shtetit”. Pothuajse 10 000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2 500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1 100 nga Gjermania, pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator.Ushtria gjermane ka thënë më herët gjatë këtij muaji se është duke planifikuar tërheqje më të shpejtë, ndoshta në fillim të korrikut, mirëpo data nuk është konfirmuar ende. Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat e huaja teksa tërhiqen.Një zyrtar i NATO-s ka thënë se secili sulm do të përballet me veprime të ashpra. Tërheqja e forcave ndërkombëtare do të jetë test për forcat afgane të sigurisë, të cilat do të duhet të mbrojnë territorin që kontrollon aktualisht qeveria, pa mbështetje direke ndërkombëtare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303