fbpx

Tërheqje nga pragu 5%, koalicionet apo listat e hapura? Murrizi flet për të gjitha

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. “Pragu është për t’u diskutuar. Nëse Partia Socialiste do të na kërkojë të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe në këmbim të saj të ketë sistem proporcional kombëtar me lista të hapura dhe administratë zgjedhore, patjetër që do e votojnë në bllok edhe prishjen e koalicione edhe sistemit zgjedhor të listave të hapura. Pastaj kur te shkojmë te kodi të bëjnë administratën zgjedhore. Patjetër që do ta votojmë”, u shpreh Myslym Murrizi.

Opozita përdori për herë të parë braktisjen e seancës plenare si formë reagimi kundër marrvëshjes së partive të mëdha për reformën zgjedhore. Myslym Murri paralajmëron se për të shmangur rrjedhjen e votave, bojkoti do përdoret edhe në seancën plenare të miratimit të kodit elektoral. “Është një resto që meriton arroganca e atyre që mendojnë se në karrige ku janë ulur janë pronare. 90 përqind është mundësia e largimit të atyre që s’janë të shitur dhe të blerë nga këta të tre, PD PS dhe LSI, që iu intereson lënia në fuqi e gjellës së pistë të 21 prillit të 2008-s.

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë i bëri thirrje dy opozitave të mos i bëjnë presion duke u lënë hapur një shteg negociatave sa i takon hapjes së listave. “Për qarkun e Fierit nuk votoi 7 ligjet. Kështu që ta thoshte një njeri që njeh artin e kompromisit do e besoja. Për presion, Rama mendon meqë ka 74 deputetë mund të kalojë çdo gjë.” Demokratëve, të cilët e akuzojnë se është bërë palë me Edi Ramën për zhdukjen e koalicioneve parazgjedhore, Myslym Murrizi iu kujton se janë ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Ramën për zgjedhjet dhe jo ai. TCH