Tërhiqet Komisioneri Publik, gjyqtarja konfirmohet në detyrë

Komisioneri publik është tërhequr nga ankimimi për Nertina Kosovën, gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Me tërheqjen e KP, për gjyqtaren Kosova mbetet në fuqi vendimi i dhënë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin e saj në detyrë.

Nertina Kosova ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në ‘Don Bosko’ të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.

Nga analiza e KPK, ka rezultuar se gjyqtarja ka të ardhura që e mbulojnë shpenzimet.