Tërhiqet zvarrë, por s’ndalet Budina, mes lotësh puth skenën: Varreza e fundit…

budina.png

Regjisori Edmond Budina ka folur para mediave pas incidentit që ndodhi me policinë ku ai u tërhoq zvarrë nga forcat e rendit diçka që nervozoi situatën.

Budina ndodhet brenda godinës së Teatrit Kombëtar bashkë me dhjetra protestues të tjerrë të cilët kapërcyen kordonin e policisë dhe menjëherë I është drejtuar skenës ku është përkulur dhe e ka puthur.

Pas këtij akti Budina mes shumë emocionesh u ka bërë një lutjhe atyre që duan ta shembin këtë godinë historike që të mos e bëjnë duke sjellë edhe një përvojë të viteve ’70.

“Do të filloj që nga të parët fare me të gjithë aktorët që kanë kaluar jetën por që nuk jetojnë më. Unë e putha këtë skenë sepse kam klaluar jetën dhe është kjo që më bën të hyj dhe të lë edhe jetën në këtë vend, por jo vetëm për mua. Kishte shumë kohë që nuk hyja në këtë Teatër ndaj edhe u përkula dhe e putha këtë skenë. Aty kam “vdekur”, dhe ajo erë që më erdhi në vitin 1979 më erdhi sërish. Ata duan vetëm të mbushin xhepat, një njeri që tërheq pas popullin e vet vetëm nga vjedhja e oligarkëve. Lutem të gjithë bashkë të jemi në mbrojtje të trashëgimisë tonë.

Nuk jemi këtu për të bërë armikun e klasës, unë I kam përshëndetur edhe ata që kanë mendim ndryshe, por ata që janë sot përballë nesh nuk kanë mendim fare. Kjo që po ndodh është një krim, dhe të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë. Pse disa nga mediat kanë mbushur sheshin sot ndërsa në ditët e kaluaram përjashtuar disa nuk na kanë mbështetur. Unë mendoj se një pjesë e tyre janë e shantazhuar dhe e kërcënuar, mund të kenë arritun ndonjë marrëveshje pa dashur që të gjykoj ndonjë.

Në emër të shqiptarëve në emër të shpirtit të e artistit shqiptar mos e shmebni këtë Teatër, këtë pasuri kombëtare që t’ju themi brezaver se këtu kanë luajtur artistët e kombit shqiptar. Unë jam këtu qytetarin Edmond Buudina që vjen këtu të tregopjë atë që ndjen në shpirtin e  vet”, tha Budina.

Protestuesit që ndodhen tek Teatri Kombëtar për ta mbrojtur nga shembja e paralajmëruar ku marrin pjesë artistë, qytetarë e politikanë vijojnë të qëndrojnë në sheshin e simbolit të kulturës  dhe një pjesë e tyre janë future edhe brenda godinës nga ku kundërshtojnë me forcë shembjen esaj.

Ndërkohë disa nga artistët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë të të protestuarit ku kanë lexuar edhe poezi të poetëve më të mëdhenj kombëtar si Migjeni dhe Fishta duke portretizuar edhe rëndësinë e madhe që ka Teatri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303