Tërmet 7.5 rihter në det të hapur, alarm për cunami

Banorët në veri të ishujve Kuril, të Rusisë, rrezikojnë të goditen nga një cunam, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 rihter të regjistruar midis oqeanit Paqësor dhe detit Okhotsk.

Autoritetet amerikane dhanë fillimisht një paralajmërim për Hauain, të cilin e anuluan më pas.

Ndërkohë në ishujt Kuril, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në zona të larta edhe pse rreziku mbetet i ulët.