fbpx

Tërmet apokaliptik, Presidenca lëshon alarmin serioz

met.jpg

Ilir Meta nuk lëkundet nga qëndrimi lidhur me tërmetin apokaliptik. Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis. Shaqiri u shpreh sot se letra u dërgua pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit grek për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Rrjedhja e kërkesës për informacion për të manipuluar tregon shmangien dhe zhvendosjen nga kriza. Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë” tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303