Tërmet i fortë në këtë shtet, ja epiqendra dhe magnituda

termet-3-768x432-2-e1576374094216-1.jpg

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Alaskën. Lëkundja ka qenë me magnitudë 5.9 e shkallës rihter.

Fatmirësisht nuk pati raportime për pasoja në njerëz ose dëme materiale.

Lëkundjet u regjistruan në Cook Inlet rreth orës 1 e 40 minuta të pasdites së të martës sipas kohës lokale. Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se tërmeti ishte i përqendruar afër vullkanit “Iliamna”, 220 kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage.

Thellësia e dridhjes ishte 158 kilometra, që, sipas ekspertëve, luajti rol në kufizimin e ndikimit. Megjithatë, dridhja u vërejt në pjesë të ndryshme të Alaskës. Njerëzit raportuan se e kanë ndier tërmetin deri në Fairbanks, Kodiak e Valdez.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303