Tërmet i fortë shkund Athinën, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet me meganitutë 5.3 ka goditur Athinën mesditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në veriperëndim të kryeqytetit grek. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet janë vendosur menjëherë në gatishmëri.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km në veriperëndim të Athinës.

Shumë njerëz janë frikësuar pasi kanë mbetur nëpër ashensore si dhe ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike. Tërmeti u ndje në zona të tjera të afërta, si Korinti dhe Evia.

Si pasojë e lëkundjeve të forta ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, si dhe bllokim të valëve telefonike.

Qytetarët kanë braktisur godinat dhe kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera të mundshme.

Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje veçanërisht në qendër të Athinës. Ka pasur raporte se shërbimi zjarrfikës ka shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në ashensorë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Tërmeti është i pari që goditi kryeqytetin grek që nga viti 1999.