Tërmet i fri.kshëm, nuk po gjen qetësi globi, 7.7 ballë tronditje këtë herë

Një tërmet i magnitudës 7.7 ballë është regjistruar pak minuta më parë pranë Kubës, në detin e Karaibeve.

Tërmeti me intensitet të madh që fillimisht u raportua si 7.3 ballë por më pas u përditësua në 7.7, ka patur epiqendër në det, mes Kubës dhe Xhamaikës, në një thellësi prej 10 kilometrash sipas të dhënave paraprake, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS)

Megjithëse nuk ka raportim për cunami, autoritetet kanë lëshuar alarmin për dallgë të rrezikshme dhe bëjnë thirrje për të treguar kujdes. Banorët në veri-perëndim të Xhamaikës dëshmojnë se kanë ndjerë lëkundje tepër të forta të tokës.