Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur brigjet e Japonisë verilindore duke përfshirë edhe rajonin Fukushima.

Termocentralet bërthamore në zonë nuk kanë pësuar dëmtime nga dridhje, përfshirë fabrikën e “Fukushima Daiichi” që pësoi një shkrirje pas një tërmeti në vitin 2011.

Autoritetet kanë thënë që nuk ka rrezik nga një tsunami.

Pas goditjes së papritur në orën 7:23 pasdite me kohën lokale, nuk raportohet për ndonjë viktimë.

Agjensia Meteorologjike e Japonisë thotë se epiqendra e tërmetit të së dielës ishte rreth 31 milje poshtë detit. Dridhja u ndje në të gjithë Fukushima dhe rajonet Miyagi, si dhe në Tokion qendrore.

Agjensia e motit ka lëshuar një paralajmërim urgjent pas dridhjes pasi shërbimet e trenit u pezulluan përkohësisht në zonë.

Në vitin 2011, Fukushima u godit nga një tërmet i fuqishëm, tsunami dhe shkrirja bërthamore, katastrofa më e rëndë bërthamore që nga qernernobili. Më shumë se 18 mijë persona vdiqën pasi tërmeti me magnitudë 9.0 shkaktoi një tsunami masive në 11 mars.

Japonia shtrihet në kryqëzimin e katër pllakave tektonike dhe përjeton një numër tërmetesh çdo vit.