fbpx

Tërmet i fuqishëm në Kinë, 12 të vdekur e qindra të plagosur

termet-ne-kine.jpg

12 persona kanë vdekur dhe 134 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fortë magnitudë 6.0 që goditi Kinën ditën e djeshme.

Më shumë se 4,000 njerëz u zhvendosën pasi një numër i madh i strukturave u dëmtuan ose u shembën pas tërmetit.

Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi pamjet e shpëtimtarëve duke nxjerrë një të mbijetuar nga rrënojat e një ndërtese.

Imazhet nga Changning County treguan një shtyllë të energjisë elektrike të rrëzuar në çatinë e një ndërtese, dyer dhe dritare të thyera të shtëpive dhe ndërtesave.

Gjithashtu, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, disa autostrada kryesore që lidhin disa qytete janë dëmtuar duke pësuar çarje./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303