Tërmet i shkallës 5.4 Rihter godet Francën

Mediat franceze bëjnë me dije se ditën e sotme një tërmet i fortë i shkallës 5.4 Rihter ka goditur Francën jugore mesditën e sotme.

E përditshmja ‘Figaro’ raportoi se të paktën katër persona u plagosën nga tërmeti dhe se një prej tyre është lënduar rëndë.

Mediet franceze raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Montelimar në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes.

Lëkundjet u ndjenë në Montpellier, Lyon, St Etienne, Grenoble, Avignon dhe Marseille.