Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kërçovë dhe Dibër

Një tërmet ka rënë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, pikërisht 3.9 ballë.

Tërmeti është regjistruar mes Kërçovës dhe Dibrës, raporton TV21.

Dridhjet janë ndjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut madje edhe në Shkup. Ndërkaq disa tërmete 10 ditë më parë u regjistruan në rajonin e Tetovës.