32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Tërmet pas cunamit në Indonezi

spot_img

Ende pa kaluar 24 orë nga Tsunami, Indonezia është goditur nga një tërmet. Lëkundjet e regjistruara mendohet të jenë  5.0 ballë të shkallës Richter, raporton rrjeti televiziv kinez CGTN.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme. Indonezia është e vendosur në tre pllaka tektonike, gjë që e bën atë të prirur ndaj katastrofave natyrore siç janë tërmetet tsunami, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe shpërthimet vullkanike.

Një tërmet me magnitudë 5.0 konsiderohet të jetë i moderuar dhe ka më shumë gjasa të shkaktojë dëmtime të lehta për ndërtesat dhe strukturat e tjera.

Më shumë se 222 persona raportohet të kenë humbur jetën pasi një cunami goditi bregdetin e Sumatrës jugore më 22 dhjetor. Numri i viktimave pritet të rritet pasi skuadrat e shpëtimit po viijojnë kërkimet. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat