fbpx

“Tërmet, tërmet”, Gjiknuri: E di që e keni qejf këtë fjalën, prandaj e them unë. Se shaka ishte! Ata që janë inteligjentë nuk e hanë…

Një tërmet politik e ka quajtur bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ndryshimet për formulën e koalicioneve.

Kaq ka mjaftuar që në Kuvend të shpërthejnë komentet nga ana e deputetëve për termin e përdorur nga deputeti socialist.

“Me ndryshimin e Kushtetutës ndodhi një tërmet politik, se e kanë qejf kur e përmend unë fjalën tërmet. Unë e përdora për provokim por ata që janë inteligjentë nuk e hanë. Mirë pra lëvizjet tektonike politike. Se një shaka ishte. Pra koalicion do të thotë dy ose me shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri tha se në asnjë vend tjetër të botës nuk ka formulë koalicionesh ashtu siç ishte në Shqipëri para ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Ai deklaroi se ndryshimet kanë qenë të kushtëzuara për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 5 qershorit.