fbpx

Tërmete të njëpasnjëshme në këtë vend, ja sa ishin magnitudat

termeti2.jpg

Nuk ndalen dridhjet e tokës në Serbi.

Siç raportojnë mediat serbe, pas një sërë tërmetesh në rajonin e Mlladenovcit dhe dy tërmeteve që ndodhën mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm në afërsi të Kragujevcit, një tjetër është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Topulës.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 1.7 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 08:58.

Ndërkohë tërmeti më i fuqishëm në këto orë, u ndje në Kragujevc dhe ishte me magnitudë 4.1.

Sizmologia serbe, Slavica Radovanoviq tha sot se aktivitete të tilla sizmike pritet të ketë ende.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303