fbpx

Tërmeti/ Bashkia e Durrësit miraton bonusin e qirasë për 660 familje

cadrat.jpg

Bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar. Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme Rovena tha se vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Po ashtu ajo bëri thirrje që çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;

Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);

Certifikatën familjare dhe të dhënat e llogarisë bankare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303