fbpx

Tërmeti dhe ndihmat nga jashtë/ Ja çfarë bën Gent Cakaj

9dd8f67ce077a84fa284ffa31537cb8e_L.jpg

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj falënderoi të gjitha shtetet që shprehën gatishmërinë të ofronin ndihmë humanitare për vendin tonë pas dëmeve të mëdha që shkaktuan dy tërmetet e djeshme.

Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’, Cakaj theksoi se stafi i MEPJ është angazhuar për t’u gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet.

“Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.

Pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë!

Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!

Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë”, shkruan Cakaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303