fbpx

Tërmeti fatal/ Ipeshkët italianë japin 500 mijë euro për të prekurit

Ipeshkët italianë dhurojnë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.

Një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.