Tërmeti/ Gena dhuron 15 milionë lekë të vjetra, ja thirrja e fortë që bën

Këngëtari i njohur, Gena ka rrëfyer shumën e parave që ka dhuruar për të prekurit nga tërmeti, gjatë një interviste për ‘E Diell’ në Top Channel.

Ai ndonëse nuk e kishte treguar përmes rrjeteve sociale se ka kontribuar për banorët e vdekur nga tërmeti, por në studion e “E diell” ai ka thënë se ‘tashmë po e bëj publike pasi është më mirë që të sensibilizohen edhe të tjerë personazhe publikë’.

Ai ka dhuruar 15 milionë lekë të vjetra, dhe thotë se ka bërë publike bamirësinë e tij në mënyrë që të bëhej si iniciator për të bërë bamirësi edhe personazhe të tjerë.

Ndër të tjera ai thotë se është shumë mirë që të bëhemi bashkë për koncerte, dhe ture të gjata ku të ardhurat e tyre të shkojnë për bamirësi për familjet e prekrua nga tërmeti.