Tërmeti/ Greqia dhuron 2.5 milion euro dhe do të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri

Greqia do të japë si donacion 2.5 milion euro dhe zotohet të ndërtojë 200 shtëpi në Shqipëri. Ishte ministri grek i cili bëri të  ditur shifrën gjatë Konferencës së Donatorëve.

Greqia ishte një ndër të parat vende e cila ndihmoi Shqipërinë gjatë tërmetit të 26 nëntorit me emergjenca civile dhe trupa kërkim- shpëtimi. Shifra që ajo jep është e ulët në krahasim me atë që ofroi Italia por ajo do të ndërtojë 200 shtëpi.