fbpx

Tërmeti/ Haradinaj, fjalë prekëse: Kosova, gjithnë pranë Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës në ikje, Ramush Haradinaj shprehet se ka ardhur momenti që shqiptarët e prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në Kosovë, është kohë të kthehen në vendin e tyre.Ai ka theksuar edhe njëherë gadishmërinë e vendit të tij krah popullit shqiptar pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra të pastrehë.

Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se Kosova ka hapurt dyer dhe zemrat për të gjithë shqiptarët dhe se ndihmat e ofruar për vëllezërit e tyre nuk kanë mbaruar ende.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë.

Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre.

Përkitazi me këtë proces, ne kemi vënë në dispozicion transport për rikthimin e të zhvendosurve, por sot kërkojmë që në këtë etapë të rikthimit vullnetarë të përfshihen edhe të gjitha Komunat, ku ka të strehuar, duke vënë në dispozicion mekanizmat e tyre, numër kontakti, Drejtorit e emergjencave dhe transportin.

Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë.

Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë.

Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë.RH