fbpx

Tërmeti i fuqishëm/ Vjen reagimi i IGJEUM: Ishte 6 ballë!

termet-3-768x432-2-e1576374094216.jpg

Departamenti Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, ka reaguar lidhur me tërmetin që tronditi veriun e Greqisë mbrëmë.

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Njoftimi:

Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Nuk kemi njoftime për dëme.

Departamenti Sizmologjisë

Instituti i Gjeoshkencave

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303