fbpx

Tërmeti i fuqishëm, Xhaçka: Solidaritet i plotë me fqinjët, Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Screenshot_19-2.jpg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar tërmetin e fuqishëm, që goditi sot Larisën dhe Greqinë.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

Postimi i ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka:

Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë!

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303