Tërmeti/ Ish ministri kritika të forta qeverisë: Nuk shoh plan të qartë

Specialisti i ekonomisë dhe i ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka folur për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, sidomos pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Ai kritikoi qeverinë, ndërsa u shpreh se nuk shikon një plan të qartë  nga ana e saj për përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. I pyetur  se sa është prekur ekonomia nga kjo fatkeqësi natyrore, eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, dha këtë përgjigje:”Është shumë shpejt dhe unë them që mos të nxitohemi. Të mos krijojmë shifra”.

Sipas Arben Malajt, ky dëm Shqipërisë nuk i ka ardhur nga fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit, por nga cilësia e dobët e ndërtimeve. Më tej ai tha se kostot e dëmit duhet t’i marrë përsipër vetë buxheti i shtetit.