Tërmeti/ Konfirmohet një i infektuar me zgjebe mes banorëve

yyyyyy.jpg

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes.

Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku po strehohen persona me banesa të dëmtuara. Specialistët e shëndetësisë konfirmojnë për A2 se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar, i cili po mbahet i izoluar bashkë me familjen ku po kryhet edhe trajtimi specifik.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës./Burimi A2 News/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303