fbpx

Tërmeti me magnitudë 4.7 dëmton pallatet në Pukë

A3BDEE7E-305F-4296-B64E-041CB79829D8.jpeg

Tërmeti që lëkundi mbrëmjen e sotme veriun e Shqipërisë me magnitudë 4.7 ka shkaktuar dëme në disa pallate në qytetin e Pukës.

Njoftimi i bashkisë Pukë:

Informacion paraprak
Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike.
Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.
Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.
Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.
Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.
Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.
Faleminderit!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303