Tërmeti në Itali/ Sizmologët: Presim që pasgoditjet të vazhdojnë, mund të ketë një goditje tjetër të madhe

Sizmologët në Itali thonë se kanë parashikuar tërmetin e mëngjesit të sotëm në Toskana, dhe nuk përjashtojnë as mundësinë e goditjeve më të forta.

Tërmeti me epiqendër në Mugello, tronditi banorët në Firence dhe zonat përreth, dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në disa banesa.

“Pas tërmetit në Shqipëri është folur edhe për një tërmet në Mugello, kjo për shkak se janë të së njëjtës linjë. U çlirua energjia dhe kjo erdhi pas një kohe të gjatë inaktiviteti sizmik”, tha gjeologu Vittorio Doriano.

Ndërsa Antonio Piersanti, sizmolog i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thotë se nuk përjashtohen as pasgoditjet, por edhe ndonjë tërmet tjetër më i madh.

“Më shumë se 50 pasgoditje janë regjistruar. Nuk mund të përjashtojmë asgjë. Zona e Mugello-s është aktivitetin sizmik. Ne presim që pasgoditjet të vazhdojnë, madje nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë goditje tjetër më të madhe”, tha ai.