fbpx

Tërmeti në Kroaci, Meta: U jemi pranë me të gjitha kapacitetet tona të mundshme

Screenshot_96-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fuqishëm me madhësi 6.2 të shkallës Rihter që goditi pasditen e sotme Kroacinë dhe ka marrë deri më tani 5 jetë njerëzore.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shprehur solidaritetin me popullin dhe autoritetet kroate. Meta ka shtuar se janë pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet e mundshme, si partnerë strategjikë.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.

Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303