Tërmeti në Turqi, Meta: Jemi në krah të Turqisë mike!

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i rënë mbrëmjen e djeshme.

Teksa lutet që mos të ketë më jetë të humbura, kreu i shtetit shqiptar iu uroi shërim të shpejt personave të lënduar. Ndër të tjera Mata theksoi se në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shkruan Meta në Facebook.