Tërmeti në Turqi/ Nxirren të gjithë trupat e viktimave, shkon në 41 numri i të vdekurve

Turqia1.jpg

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy trupat e fundit, duke e çuar në 41 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Përpos humbjes së jetëve, nga tërmeti prej 6.8 shkallësh, i cili ndodhi të premten në mbrëmje në lindje të Turqisë, u lënduan më shumë se 1600 persona. Ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat të paktën 45 persona.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, dhe kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Mehmet Gulluoglu, njoftuan se trupat e dy personave të zhdukur, përfshirë një burrë 75-vjeçar, u gjetën nën rrënoja dhe janë nxjerrë pa shenja jete.

Tërmeti i fuqishëm shkatërroi 76 ndërtesa dhe dëmtoi më shumë se një mijë të tjera.

Autoritetet paralajmëruan personat e prekur nga tërmeti që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara

scroll to top