fbpx

Tërmeti në vendin tonë, reagon Ministria e Mbrojtjes, jep detajet

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetin 4.5 të shkallës rihter duke theksuar se nuk ka dëme material dhe as të lënduar.

 “Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. Nga komunikimi me  Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.