fbpx

Tërmeti/ Ngrihen çadra në Thumanë për të strehuar dhjetëra familje

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Ngrihen disa çadra në Thumanë për qytetarët që kanë mbetur në qiell të hapur.

Aty do të strehohen dhjetëra familje të cilat kanë mbetur me banesa të rrënuara për shkak tërmetit të fuqishëm rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Përveç çadrave banorët kanë në dispozicion sasi të mëdha ushqimi të siguruara jo vetëm në autoritete, por edhe nga sensibilizimi i banorëve.

Në zonën ku janë vendosur këto çadra nuk ka banesa përreth çka mund të përbente rrezik për të kaluar natën. i vetmi shqetësim janë temperaturat e ulëta, duke qenë se mes banorëve që do të strehohen këtu janë edhe fëmijë të vegjël.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303