fbpx

Tërmeti/ PD apel të fortë qeverisë: Prano pikën e tretë të rekomandimeve të Bashës

Partia Demokratike përmes nënkryetarit të saj Edi Paloka, i kujton mazhorancës se pas pranimit të propozimit të saj për sjelljen e 500 inxhinierëve, ajo duhet të marrë në konsideratë edhe propozimin për të anuluar dhënien e koncesioneve për oligarkët.

Deklarata

“Pranoi rekomandimin e Bashës për 500 inxhinierët”, Paloka i kujton Ramës propozimin e fundit të kreut të PD: 150 milion eurot e destinuara për oligarkët të përdoren për rindërtimin pas termetit

Ja dhe rekomandimin e dyte te Lulzim Bashes e vuri ne zbatim , 500 inxhinieret i paska gjetur  per ti nxjerre ne terren.

Tani , nga tre pikat qe rekomandoi Basha ka mbetur vetem e treta ; 150 milion eurot qe ke parashikuar ne buxhet per 10 oligarke, kaloi per t’ju rikthyer jeten normale qindra mijera familjeve te demtuara e traumatizuar  dhe pastaj mund te marresh gjithe “meritat” .

Nje mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkeve dhe ja kalon shqiptareve qe kane mbetur rrugeve ne mes te dimrit. Ne fund te fundit parate qe ju ke grabitur po ju kthen…apo kjo pika e trete te dhemb shume? Te leshosh tek parate dhe pushteti per te lehtesuar sado pak jeten e shqiptareve, per ty eshte te kerkosh shume…?!