fbpx

Tërmeti/ PD Durrës kërkon ‘kokën’ e Dakos, nxjerr detaje për ndërtimet

dako.jpg

18 urdhër arreste janë lëshuar nga prokuroria në lidhje me ndërtimet në Durrës, ku përgjegjës janë bërë  zyrtarë lokalë, pronarë pallatesh e ndërtues firmash për jetët e humbura të njerëzve në tërmetin e 26 nëntorit.

PD kërkon ‘kokën’ e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ndërsa pohon se personat e ndaluar janë ‘cironka’

“Prokuroria ka investiguar për më  shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për  faktin e thjeshte se është nën  juridiksionin e Ramës”, thuhet në deklaratën e Ferdinant Xhaferaj, kreut të PD në Durrës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303