Tërmeti/ Prishen 30 objekte, mbyllen 2 shkolla në Fier dhe Mallakastër, ja sa pacientë janë në spital

Zyra e Drejtuesit qendror të operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë një bilanc të punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat:

Në Bashkinë Durrës: 19 objekte

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës:

             Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.

             Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

             Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;

             Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;

             Në Kompleksin “Miramare”;

             Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;

             Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”

Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

SHËNDETËSIA

Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)

3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese

809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë

AKOMODIMI

Numri i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës deri sot:

  1. Hotel “Vala” 104
  2. Hotel “Bonita” 213
  3. Hotel “Eter” 93
  4. Hotel “Casa” 90
  5. Hotel “Pameba” 80
  6. Hotel “Kolaveri” 471
  7. Hotel “AS/Ibiza” 337
  8. Hotel “Aler” 135
  9. Hotel “Fafa Premium” 461
  10. Hotel “Dolce Vita” 290
  11. Hotel “Pishat e Buta” 90
  12. Hotel “Diama” 350
  13. Hotel “Rafaelo” 830
  14. Hotel “Froidi” 123
  15. Hotel “Ermir” 347
  16. Hotel “Aragosta” 39

GJITHSEJ              4053

 

 

DËMET NË BANESA

Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër.

             Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,

             Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa,

             Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër.

             Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,

             Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,

             Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.

Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Qarku Fier.

Bashkia Lushnje.

             6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.

Bashkia Fier.

             Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është  bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.

             Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”.

Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Qarku Vlorë.

Bashkia Vlorë.

             Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar  22 dhe janë në proces 15.

– 9 raste problematik pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh,

– 16 plasaritje muresh, dhe

– 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë.

Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.

Faleminderit!