Tërmeti/ Rama shpërndan medalje për ekipet e shpëtimit nga bota

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa zhvilloi një mbledhje me ambasadorët, ka vlerësuar me medalje të gjitha ekipet e shpëtimit të mbërritura nga dhjetëra vende të botës.

Nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, te ekipet e shpëtimit të Greqisë, Rumanisë, Izraelit, Italisë, Serbisë, Francës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Turqisë kryeministri Edi Rama ka ndarë medalje falënderuese për kontributin që dhanë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Medaljet i janë dorëzuar ambasadorëve të vendeve përkatëse gjatë ceremonisë në Pallatin e Brigadave me rastin e festave të fundvitit.