Tërmeti/ Rudina Hajdari, kërkesë të fortë qeverisë: Jini transparentë me dëmet

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur në Kuvend në lidhje me tërmetin e fuqishëm që tundi vendin mëngjesin e së martës.

Ajo i kërkoi qeverisë që të tregohet transparente me dëmet dhe theksoi se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit.

Pjesë nga fjala e Hajdarit:

Ngushëllimet e mia më të thella për këtë tragjedi. Dua t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Shpreh falënderimet për të gjithë vullnetarët, duke përfshirë, qytetarët, doktorët. Dua të shpreh mirënjohje të thellë për forcat operacionale, për ekipet e shpëtimit, për ekipet e Kosovës, Greqisë, Serbisë dhe të gjithë ata që iu përfshinë në operacionin e shpëtimit. Falënderoj dhe mediet dhe gazetarët. Ne si popull jemi një model frymëzimi për të gjithë. Në këtë betejë tashmë me këtë bilanc tragjik na u gjendën pranë vendet fqinje. Duhet të rishikohet buxheti për këtë situatë. Të bëhet inspektimi i banesave dhe të dalin shkeljet e bëra. Duhet të ndërtohen banesat e reja. Pasojat e tërmetit nuk janë pasoja që mbyllen për një ditë. Si politikanë duhet të jemi pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Ka akoma kërkesa për të strehuar familje. Kontributet vullnetare kanë qënë të para që iu kanë ardhur në ndihmë të prekurve. Shumë familje janë pa ndihma, pa inspektim banesave. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë dhe asnjë fshat pa prekur. Duhet t’i kërkojmë qeverisë që të merret me inspektimet. Shembjet e shpejta të materiale, janë skenë krimi, çdokush duhet të mbajë pergjegjësinë. Duhet që të jemi transparentë dhe qeveria duhet të tregojë transparencë, sesa është dëmi në zonat e prekura. Prandaj meqë jemi në procesin e rishikimit të procesit, duhet të shikojmë dëmet në çdo fshat dhe qytet.