Tërmeti/Stresi merr përsipër të ndërtojë shtëpinë e familjes nga Marikaj

Reperi Stresi ka qenë një nga personazhet e famshëm që i ka qëndruar më pranë të prekurve nga tërmeti duke ofruar ndihmën e tij. Së fundmi reperi ka vizituar një familje nga Marikaj, shtëpia e të cilëve është shkatërruar nga tërmeti. Stresi ka bërë apel për ndihmë dhe ka premtuar se do ia ndërtojë ai shtëpinë.

“Kam ardhur të bëj apel për këtë fëmijë, për këtë burrë, për këtë grua, për këtë fëmijë që është duke fjetur. Shikoni çfarë kushtesh, shtëpia i është prishur prej tërmetit. Do e bëjmë me ndihmat e mia, do ja rregulloj shtëpinë. O vdes o mbaj premtimin tim. Ma keni këputur shpirtin”, thotë Stresi teksa shihet duke i dhënë familjes paratë që ka në xhep.