fbpx

Terrorizoi banorët me kallashnikov, e pëson keq i riu në Pukë

Një 23 vjeçar ka qëlluar me kallashnikov në fshatin Gojan i Madh në Pukë dhe ka terrorizuar banorët.

Policia njofton se Besnik Gjoni është vënë në pranga pasi banorët njoftuan uniformat blu për të shëna me armë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas telefonatës së marrë për të shtëna me armë zjarri fshatin Gojan i Madh, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe pas marrjes së informacionit për situatën e ndodhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.

Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte kryer qitje në ajër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit’”, thuhet në njoftimin e policisë.