fbpx

Tesla do të rihapë fabrikën pa leje, Musk: “Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë”,

5194c0f5ecad042305000013-750-561.jpg

Kreu i Teslas, Elon Musk tha se do të rinisë prodhimin e makinave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, përkundër urdhrit për të qëndruar mbyllur, për shkak të Covid-19.

Përmes një postimi në Twitter, Musk tha:

“Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë”.

Gjithashtu ai tha se situata është bërë rrëmujë, pasi zyrtarët e shtetit e kanë miratuar rihapjen e fabrikës, por më pas ajo është bllokuar nga autoritetet lokale.

Musk ndjen se Tesla po “veçohet”, pasi prodhuesit e tjerë të makinave në Shtetet e Bashkuara janë lejuar të rihapen.

Autoritetet e qarkut kanë thënë se nuk e konsiderojnë Tesla-n biznes thelbësor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303