Teste më tepër? Rakacolli: Nuk ndihmon, ja çfarë duhet bërë për të zbuluar të prekurit

RAKACOLLI-1-732x450.jpg

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për Neës24 ka thënë se testimet masive nuk e ndihmojnë politikën shëndetësore. Ajo thekson se gjëja më e mirë është gjurmimi dhe testimi i personave që kanë simptomat e koronavirusit.

”Informacionet e fundit janë që vijojmë gjurmimin e kontakteve pasi është e rëndësishme ngaqë virusi është shumë i përhapur. Është e rëndësishme ndërprerja e zinxhirit. Të shohim se si ata persona pozitivë po përgjigjen, respektojnë masat. Pra selektojmë ata që mund të jenë të prekur dhe duhen bërë anazilat.

Teste më tepër?

Pak edhe shumë është subjektive. Bërja e testeve është e re për shkencën epidemiologjike. Ne po mësojmë duke bërë.

Eksperienca e disa vendeve si Italia apo Kina në fillim bënin testime masive. Tregon që pozitiviteti ishte shumë i vogël. OBSH dhe ISDS thonë se vetëm rastet e dyshuara, që kanë shenja klinike duhen testuar.

Të gjitha rasteve që i merret tamponi janë të dyshuar. Pra 100 veta duhen këta 100 të kenë shenja. Dhe pozitiviteti më i madh është 25%. Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një ekperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë thonë dhe fshehin që qenë jashtë apo kanë pasur kontakte.

Pra ata që dëgjojnë që kanë pasur kontakte atëhere të flasin me mjekun e familjes apo epidemiologun. Është problem kompleks.

Kampioni i tamponëve nuk ka qenë i vogël. Fakti që 79 apo 80 dhe vetëm 11 kanë dalë pozitivë atëhere do të thotë që këta kanë pasur shanse.”- tha Rakacolli.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303