fbpx

“Testi do të jetë i përzier”. Zbardhen detajet për maturantët: Sa pikë duhen për të marrë notën 5, 10-ta fillon te…

1576227098_matura.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës këtë vit. Drejtoresha e përgjithshme e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi gjatë një interviste në “Wake Up” tha se testi do të jetë i alternuar, ku do të ketë ushtrime me alternativa dhe me shtjellim.

Do të jemi ekstremisht të kujdesshëm në çdo element të testit. Një pjesë e madhe të pyetjeve do të jenë në nivelin e parë dhe të dytë. Pra 80% e gjithë testit është në nivelin e parë dhe të dytë, lehtësisht mund ta marrin notën 8. Është testi i përzier. Do kthehemi në variantet që janë kthyer në lloj tradite, me alternativa dhe me shtjellim. Në total janë 60 pikë dhe një maturant që të kalojë duhet të marrë 25 pikë. Nota 10 fillon te 53-pikëshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303