Testi i “idiotit” për shoferët në Shqipëri

lleshaj-3-600x360.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh sot se kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit si pasojë e aksidenteve.

Sipas tij më shumë ka të vdekur në aksidente se sa nga krimet.

“Ky takim ka rëndësi të marrë, përpjekje fillestare që do vazhdojë për 2020 meqë është viti i sigurisë rrugore.

Vetëm në 2019 vdiqën 227 persona humbën jetën nga aksidentet, më e lartë se shifra e krimit që shkon deri në 50 të vrarë. Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit që duhet të ulen”, tha Lleshaj.

Ai propozoi se ka ardhur koha për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet dhe në Gjermani.

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende kemi një lloj sjelljeje në rrugë të papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë.

Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i “idiotit” .

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303