fbpx

Testim masiv/ Basha thirrje Qeverisë: Ja grupet më urgjente

Lideri i opozitës, PD Lulzim Basha i bën thirrje Qeverisë shqiptare të kryejë testim masiv për përcaktimin e të prekurve me covid-19.   “Duhet të kuptojmë se testimi është i lidhur së pari me frenimin e infektimit, duke marrë masa për kurimin e të infektuarëve. Pra lidhet me aftësinë tonë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Unë i bëj thirrje qeverisë të ndryshojë urgjentisht kryekëput strategjinë e testimeve. Të bëhet testim për mjekët, për forcat e policisë, forcat ushtarake, njerëzve që janë në shërbim, sepse në këtë mënyrë këta njerëz që janë në kontakt të përditshëm ulin përhapjen e mëtejshme të infeksionit”, tha Basha në një lidhje direkte me Abc Neës.

Më tej, Basha tha se së pari duhet të testohen të gjithë personat që kanë simptoma të ngjashme të koronavirusit e pastaj të testohen personat që janë në shërbim. “Hapi i parë është testimi i menjëhershëm i atyre që kanë simptoma. Unë kam informacione që njerëz që kanë simptoma nuk testohen. Nuk ju bëhet testi. Në zona të veçanta numri i testeve është shumë i vogël. Se po cove 4 tamponë në një Bashki kë do testosh më para ti. Dhe së dyti të testohen personat që kanë kontakte të përditshme, që janë në shërbim. Sa më pak teste aq më e gjatë do jetë periudha e karantinimit dhe vetëizolimit”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD