fbpx

Testimet/ Basha: Shifrat janë rrëmujë, tjetër Ministria, tjetër Komiteti, tjetër Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se testimi i popullsise për Covid 19 është kycc për të përballuar këtë situatë. Sipas tij menaxhimin e kësaj situate qeveria po e bën në cilësi shumë të ulët.

Në një interviste per Euro Neës Albania, Basha theksoi se po testohen njerëz të administratës dhe deputetë. ‘Na thanë se do të vijnë 10 mijë teste. Nuk e dimë nëse kanë ardhur se nuk ka transparence’, tha Basha i cili bëri të ditur se u ka kërkuar ndihmë partnerëve për testimet.

Basha vuri në dukje levizjet e shtuara sot në kryeqytet duke u bërë apel qytetarëve të mos ulin vigjilencën dhe të qëndrojnë në shtëpi.